Pamje nga aksidenti në Prishtinë ku mbeti e lënduar 22 vjeçarja shtatzënë
Emergjenca e qendrës kryesore spitalore të vendit ka pranuar një grua të aksidentuar në trafik në lagjen ‘Kolovica’ të Prishtinës.
Pamjet janë të rënda dhe nuk preferohen për fëmijë dhe personat me shëndet të ligë.
T.H. 22 vjeçare u godit në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në lagjen “Kolovicë” të kryeqytetit.
Kalimtarët e rastit ishin ata që i dhanë ndihmën e parë. Nga aty ajo u dërgua në qendrën emergjente ku edhe po vazhdon trajtimi i saj.
Por të resë nuk iu rrezikua vetëm jeta e saj por edhe e foshnjës pasi ishte shtatzënë.
Ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se shoferi i kamionetës është shoqëruar në polici.