Fjalë Kyçe

Pamje nga aksidenti në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Pamje nga aksidenti në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të pasdites sot në vendin tonë, saktësisht në fshatin Shirokë të Suharekës.

Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e tipit Golf 2 e dëmtuar e rëndë.

Sipas zjarrfikësve që janë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Polisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa një person është në gjendje të rëndë.