Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të madh në qytetin e Shtërpcës, vendbanim me shumicë serbe.
Operacion i Krimeve të Rënda të PK-së, nën koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka vënë në pranga 10 persona.
Në mesin e tyre ishte ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca. Po ashtu, edhe drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiqeviq si dhe disa zyrtarë e pronarë biznesesh
Aksioni lidhet me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë. Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, e ka cilësuar si aksionin ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.