Ata vodhë brenda një shtëpie para e stoli në vlerë 10 mijë euro.
E gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës për të kapur këta dy persona.
Rasti ishte lajmëruar edhe në Polici.
“Ankuese mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forca kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur: një pistoletë me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli arid he 500 euro kesh para”, thuhej në raportin e PK-së.
IndeksOnline ka siguruar pamjet nga momenti i vjedhjes së rëndë:
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në këta numra:
— 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/633 551
– E-mail adresa: [email protected]