Fjalë Kyçe

Pamje nga momenti kur nxirret dhe një person i gjallë nga rrënojat në Thumanë

Pamje nga momenti kur nxirret dhe një person i gjallë nga rrënojat në Thumanë

Një tjetër person i gjallë është nxjerrë nga rrënojat në Thumanë.

Janë disa objekte të shembura në Thumanë dhe disa persona janë gjetur të pajetë por ka edhe lajme të mira që mbushin me shpresë forcat e shpëtimit dhe banorët për të vijuar kërkimet.

Së fundi një burrë rreth të 40-ave është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Ky moment erdhi ‘live’ në News24, ndërsa gazetari Erjon Skëndaj raportoi se personi i mbijetuar ishte me veshje gjumi.