Fjalë Kyçe

Pamje nga momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat një person në Thumanë

Pamje nga momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat një person në Thumanë

Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një pallati në Thumanë një person.

Momenti i shpëtimit është transmetuar live në Vizion Plus, ku në sfond u dëgjuan brohorima e duartrokitje.

Ndërkohë mësohet se është shpëtuar nga rrënojat dhe një e moshuar në Durrës.

Deri më tani raportohet për 22 persona të nxjerrë nga rrënojat në Durrës. Ndërkohë  6 persona kanë humbur jetën.

Viktimat kanë qenë tre në Durrës dy në Thumanë dhe një në Kurbin.