UKRAINË-Veronika, 9 vjeçe, do ta kujtojë këtë ditë për pjesën tjetër të jetës së saj.
Të hënën, një predhë ra në dhomën e saj të ndenjes. Ajo dhe prindërit e saj ishin në kuzhinën që u shkatërrua.
Predha hoqi murin e banjës dhe shembi katin e parë deri në themel. Shtyllat e betonit që mbajnë katin e dytë tani kanë rënë, ato janë në prag të kolapsit. Shkallët prej druri për në dhomat e gjumit dridhen nën këmbë. Dhoma e Veronikës është e mbushur me mbeturina, dritaret e saj janë copëtuar nga goditja.
Frika mbizotëron te njerëzit në Novoluhanske, në Ukrainën lindore. Në kërë zonë nuk është një pushtim i plotë rus, por një përshkallëzim i bombardimeve me të cilat ata kanë jetuar tashmë për tetë vjet.
Ata jetojnë në pjesën e kontrolluar nga ukrainas të rajonit të Donetsk. Vetëm disa qindra metra nga ky fshat janë kufijtë me forca ushtarake të Rusisë. Bombardimet që vijnë nga ato territore në pesë ditët e fundit janë më të rëndat që kanë parë banorët e këtij fshati.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar tani se ky fshat – dhe të gjitha rajonet Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga Ukraina – janë pjesë e dy vendeve të reja, të pavarura. Drama dhe pasiguria e atij vendimi vetëm sa e përforcon braktisjen nga njerëzit e Novoluhanske. *Marrë nga CNN