Një anije e madhe mallrash është përplasur për një vinç në portin e Antwerp të hënën, duke bërë që ai të rrëzohej në portin më të madh të Belgjikës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija e APL Mexico City u çlirua nga lidhjet e saj, duke lëvizur në ujëra dhe përfundimisht u përplas mbi një vinç rreth orës 1:45 të hënën pasdite.
Incidenti ndodhi në Portin Waasland, një pjesë e portit të Antwerpit që ndodhet në bregun e majtë të lumit Scheldt.
Si pasojë, vinçi u rrëzua si rezultat i goditjes nga anija 328 metra e gjatë, duke zbritur në ujë në një incident i cili dërgoi punonjësit e portit në një tërbim por që nuk rezultoi me ndonjë të lënduar.
Pamjet e incidentit tregojnë momentet në të cilat anija u përplas me vinçin, e ndjekur me rrëzimin e saj mbi ujë, në një incident i cili ndodhi në kushte të vështira të motit.