Fjalë Kyçe

Pamje nga rrahja masive në lokalin në Pejë, theren tre persona

Pamje nga rrahja masive në lokalin në Pejë, theren tre persona

Një rrahje masive ka ndodhur sonte në lokalin “Barcoden”, në Pejë, gjatë të cilës janë përdorur edhe thika.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga përleshje me thika, gjatë së cilës u lënduan tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas orës 22:00 kemi marrë informacion për një përleshje mes disa personave në një lokal në Pejë. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë marrë lëndime nga thika. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, tha ai.