Një person ia ka vënë vetes flakën në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën dhe atij i është ofruar trajtimi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Shërbimi Sekret amerikan.
Autoritetet ia kanë ofruar atij ndihmën e parë pas incidentit në “Ellipse”, në afërsi të “Washington Mall”, një zonë e popullarizuar turistike, sipas një postimi në “Twitter”.
Detaje tjera nuk janë vënë në dispozicion.
Ishte ky incidenti i dytë i tillë që nga 12 prilli, kur një person në karrocë ia kishte vënë flakën xhaketës së tij jashtë rrethojave të Shtëpisë së tij.
https://twitter.com/i/status/1133797975094960130