Fjalë Kyçe

Pamje: Portieri francez kafshohet në faqe nga kundërshtari

Pamje: Portieri francez kafshohet në faqe nga kundërshtari

Një futbollist nga një klub i kategorisë së dytë të futbollit francez është duke u akuzuar se e ka kafshuar portierin kundërshtar.

Ndeshja e së shtunës mes Sochaux dhe Valenciennes përfundoi me portierin e kësaj të fundit duke përjetuar gjakderdhje nga një plagë në faqe, e cila sipas klubit të tij u shkaktua nga kafshimi i mesfushorit të Sochaux, Ouseeynou Thioune, transmeton Gazeta Express.

“Jerome e ka përjetuar një kafshim shumë të madh në faqe”, tha presidenti i Valenciennes, Eddy Zdziech për AFP-në.

“Një sjellje e tillë është e rrezikshme”, tha ai.

Por, trajneri i Sochaux Omar Daf i ka dalë në mbrojtje mesfushorit senegalez, duke thënë se ai ishte provokuar.

“Një lojtar nuk çmendet pa ndodhur diçka paraprakisht”, tha Daf.

“Dëgjova fyerje në fund të ndeshjes, por kontrollin nuk bën ta humbasësh”, shtoi ai.

https://twitter.com/i/status/1317480648731447298