Fjalë Kyçe

Pamje: Sadiku shënon gol të bukur në fitoren e Malagas

Pamje: Sadiku shënon gol të bukur në fitoren e Malagas

Armando Sadiku gjen sërish golin në radhët e Malagas në LaLiga2 në Spanjë. Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë realizoi golin e dytë dhe atë të rezultatit përfundimtar 2-0 ndaj Gironas për javën e 36-të të kampionatit.

29-vjeçari devijoi me kokë për në rrjetë në minutën e 50-të topin e krosuar nga Tete, ndërsa më herët, në pjesën e parë, e kishte zhbllokuar rezultatin Cifu.

Malaga, me këtë sukses i largohet disi zonës së rënies, por rreziku është ende aty.

Për Sadikun ky ishte goli i 13-të sezonal në LaLiga2, teksa vetëm katër sulmues të tjerë kanë shënuar më shumë se ai.

Titullar në këtë ndeshje luajti edhe Keidi Bare, i cili u zëvendësua në minutën e 90-të (ishte ndëshkuar me karton të verdhë).

https://streamable.com/39tt0s