Janë bërë publike disa pamje emocionuese, derisa një vajzë e vogël reciton në varrimin e babait të saj, i cili u vra nga forcat serbe.
Në rrjetin social Facebook, një person ka shpërndarë një video ku ka thënë se po publikohet për herë të parë.
Video besohet se është bërë në Prizren, ku ushtarët të cilët shihen në video janë ata të ‘Brigadës 125’, në Zonën Operative të Pashtrikut.
Në pamje shihet një vajzë e vogël duke recituar, ku pasi që e varrosi babain e saj, ajo i motivojë ushtarët e tjerë të cilët ishin bashkëluftëtarë të babait të saj.
Ushtarët shihen duke qarë në video por duket se vajza i motivon ata tej mase që ta ndjekin rrugën e babait të saj për liri dhe pavarësi.
Më poshtë keni pamjet e publikuara për herë të parë.