Mediat në Shqipëri kanë publikuar një video ku shihen disa vajza duke e rrahur një vajzë të mitur, raporton Gazeta Express.
Në video shihen dy vajza të mitura duke e rrahur një vajzë tjetër, po ashtu e mitur, ndërsa dy vajza tjera dhe dy djem të mitur qëndrojnë duke shikuar.
Nuk dihet saktësisht se në cilin vend ka ndodhur rrahja.
Mirëpo, vajza e mitur fillimisht sulmohet me grushte, pastaj kapet nga flokët dhe zvarritet shkallëve.