Fjalë Kyçe

Pamje të rrahjes masive në magjistralen e Podujevës

Pamje të rrahjes masive në magjistralen e Podujevës

Një rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë, me ç’rast disa persona janë lënduar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, përleshja ka ndodhur në rreth-rrotullimin në magjistrale, ku lidhet Autostrada “Ibrahim Rugova” në Trudë. Supozohet se në përleshje, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, disa persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes janë parë autoambulanca dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Telegrafi është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

https://www.youtube.com/watch?v=RviHCtT-Rlg