Një baba dhe 3 fëmijët e tij humbën tragjikisht jetën, pasi shtëpia e tyre u përpi nga toka. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në fshatin Xenaxicul, në veriperëndim Guatemalas, pranë kufirit me Meksikën.
Sipas autoriteteve lokale, shirat e dendura që kanë goditur rajonin kanë zbutur tokën duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.
Toka nisi të rrëshqasë ndërkohë që brenda në shtëpi ndodheshin 4 anëtarë të familjes, ndërsa 2 të tjerë ishin jashtë.
Babai 39-vjeçar, i identifikuar si Francisco Mejia Lux dhe tre djemtë e tij të moshës 10, 6 dhe 3 vjeç humbën të gjithë jetën. Të miturit janë identifikuar si Feliciano, Fredy Gaspar dhe Enzo Arael.
Sipas asaj që shkruan Mirror, në momentin e ngjarjes jashtë ndodhej një 16-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet e emergjencës, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Raportimet në mediat lokale flasin për fraktura të shumta.
Nëna e 3 fëmijëve që gjetën vdekjen, 36-vjeçarja Catarina Tum Lux, e cila po mblidhte misër në kohën kur shtëpia e saj u përpi nga toka, thuhet se ka pësuar gjendja shoku.