Fjalë Kyçe

Pamjet kur Xhemal Loka ushtron dhunë ndaj bashkëshortes që kreu vetëvrasje

Pamjet kur Xhemal Loka ushtron dhunë ndaj bashkëshortes që kreu vetëvrasje

Këto janë pamjet e një filmimi amator ku duket Xhemal Loka i cili dhunon bashkëshorten e tij Bedrie Loka 41 vjeç, e cila u vetëhelmua duke gjetur vdekjen.

Video është regjistruar në banesën e tyre në Durrës disa kohë më parë.

Në video shihet edhe një nga djemtë e çiftit, i cili ndërhyn për të mbrojtur mamanë e tij. Aty dëgjohet edhe Xhemal Loka që tenton ta godasë, si dhe shpërthen në sharje e ofendime ndaj Bedrie Lokës.
Xhemal Loka është i arrestuar dhe sot u la në burg nga gjykata.

Sipas Prokurorisë, këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.

Edhe fëmijët e çiftit kanë pohuar se babai i tyre u kishte kërcënuar me thikë të ëmën.

Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën.