Fushë Kosova ka mposhtur Kikën me rezultatin 2:0, në ndeshjen e javës së fundit në Ligën e Parë, shkruan GazetaAlo.
Pas këtij triumfi tifozët e skuadrës së Fushë Kosovës, “Pampurat” kanë dalur me njoftim të rëndësishëm për ndeshjet e radhës.
Ky është njoftimi i tifo grupit “Pampurat”.
‘Finalen’ kundër Kikes e fituam, kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit. PAMPURAT do të jenë prezent kudo ku udhëton ekipa jonë e zemrës.
Djemve tanë në fushë BRAVO për ndeshjen e fundit, NE jemi në përkrahje tuajën çfardo çoftë vendi apo situata!
Të shtunën udhëtojmë drejt stadiumit të 2 Korrikut ne mënyr te organizume në përkrahje për t’u kthyer me 3 pikë në qytetin tonë!
Ky është orari ku LOKOMOTIVA është ndezur e nuk do të ndalet deri në fund ku edhe do të mbijetojmë!
ME TY FUSHË KOSOVË SE JE MA E MIRA!
Për hollsi tjera ju njoftojmë se shpejti.
#LLOKOMOTIVAuDHEZ 🚂⚪️🔵💙
