Fjalë Kyçe

“Pampurat” reagojnë kundër Vendimit të Komisionit Disiplinor për ndeshjen, Drenasi – Fushë Kosova

“Pampurat” reagojnë kundër Vendimit të Komisionit Disiplinor për ndeshjen, Drenasi – Fushë Kosova

Tifo grupi i skuadrës së Fushè Kosovës “Pampurat” me anë të një postimi nè rrjetet sociale kanë reaguar ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të Garave, shkruan Gazeta Alo.

Ky ishte Vendimi i Komisionit Disiplinor ndaj klubit të Fushë Kosovës.

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani.

Ky ëshrë reagimi i tifo grupit “Pampurat”

REAGIM
Ne si tifozet besnik te qyteti te Fushe Kosoves -PAMPURAT-, reagojme kunder shkalles se pare te komisionit diciplinor nga FFK permes te cilit ne perjashtohemi nga liga e pare KINSE per kurdisje te ndeshjes kunder Drenasit me rezultat 1:1
Ne baze te neneve te federates nese ka ndodh nje kurdisje e tille duhet te denohet edhe skuadra vendase (Drenasi) n’qofes veq ka FAKTE jo vetem klubi jone qe penalizohet padrejtesisht nga FFK-ja.
Ne presim vendimin e shkalles se dyte te komisionit diciplinor dhe kerkojme te hetohet gjithçka rreth kesaj ndeshje ne menyre qe te na kthehen piket e marra padrejtesisht te cilat i fituam me shum mund por me MERITË permes te cilave ne qendrojme ne ligen e pare.