Fjalë Kyçe

“Pampurat” vijnë me një njoftim tejet të rëndësishëm

“Pampurat” vijnë me një njoftim tejet të rëndësishëm

Tifo grupi i skuadrës nga Fushë Kosova “Pampurat” kanè ardhur me një njoftim tejet të rëndësishëm në faqen e tyre zyrtare, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i plotë i tifo grupit “Pampurat”.

Ne si PAMPURA jemi duke punuar maksimalisht dhe pa ndërprerë për të rikthyer klubin tonë të zemrës,njëherish edhe për ta rikonstruktuar totalisht tashmë kemi arritur të këndellim shumë gjëra prej ditës që kemi marrë drejtimin dhe përgjegjësit e klubit tonë të qytetit.
NE jemi zotuar të jemi shumë transparent dhe të hapur në secilën sferë që punojmë rreth klubit.
Ndër tjerash janë këto disa nga punët që kemi bërë të cilat ia vlejnë të ceken:
Pas shumë takimeve që kemi pasur me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës të cilët shprehën gatishmëri dhe na mbështetën në çdo aspekt na kanë ndihmuar në shumë pika mirëpo këto janë më të veçanta duke mos përjashtuar edhe pikat tjera që priten të realizohen:
1. Na janë dhuruar 10 topa nga FFK – ja (me vlerë rreth 1300 euro)
2. Kemi siguruar fond për shkollën e futbollit të Fushë Kosovës (me vlerë prej 2000 euro)
*Pika 2 pritet të finalizohet pasi të përfundohet xhirollogaria e re bankare e shkollës së futbollit të cilën jemi në përfundim e sipër

Falënderim i veçantë për personat e autorizuar të FFK – së të cilët pa anime dhe pa interes ndihmojnë futbollin në Fushë Kosovë!

Bashkëngjitur keni raportin financiar i shkollës së futbollit për muajin Qershor.
Shkolla e futbollit është e hapur për secilin nxënës dhe mirëpresim cilindo që ka ëndërr dhe dëshirë të praktikoj dhe luaj futbollin!
NE jemi të hapur për të gjithë ata që kanë këtë ëndërr që së bashku t’a bëjmë realitet!
SMALL CITY BIG GLORY
….
Për çfardo kërkese jemi të hapur dhe transparentë gjithmonë duke tentuar dhe synim kryesor pastrimin e këtij emri të madh siç është FUSHË KOSOVA me një histori të madhe e të lavdishme në futbollin kosovar.