Fjalë Kyçe

Pampurat zyrtarisht e marrin në dorë klubin e Fushë Kosovës

Pampurat zyrtarisht e marrin në dorë klubin e Fushë Kosovës

Tifozët e klubit të Fushë Kosovës, Pampurat e kanë marr në dorë fatin e klubit tash e një kohë.

Ata e kanë riorganizuar shkollën e futbollit dhe po punojnë që t’i kthehet klubit nami i dikurshëm.

Madje ata janë takuar sot dhe me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, ku Burim Berisha ia ka dhënë mbështetjen 100 për qind.

LAJMI I DITËS

LAJMI I VITIT

LAJMI I SEZONAVE TË MIRA PËR FUTBOLLIN E FUSHË KOSOVËS!!!

Sot më datë 19.07.2019 pas një takimi me kryetarin e komunës z.Burim Berisha i cili na motivoi dhe na mbështeti 100%, na u dha drita e gjelbër që NE si PAMPURA të vazhdojmë tutje me punën tonë të shkëlqyeshme deri më tani që të drejtojmë klubin pa asnjë interes personal mirëpo për një qëllim të vetëm FUTBOLLIIT TË FUSHË KOSOVËS T’I KTHEHET DINJITETI DEH KULTURA SPORTIVE!

Nga sot qytetarët e Fushë Kosovës kanë vetëm NJË EKIP: KLUBI FUTBOLLISTIK FUSHË KOSOVA ’72 dhe atë të licensuar, të pranuar me dokumentacion në organet kompentente dhe sigurisht edhe nga z.Burim Berisha.

NE si ekip që është i fokusuar 100% në këndellje të klubit jemi të hapur poashtu 100% që të bashkëpunojmë me secilin individ dhe kompani që ka qëllim të mirë dhe të përafërt me ne, edhe pse deri më tani janë lajmëruar disa investitor, kemi pasur kontakte por nuk kemi mundur të finalizojmë marrëveshjet deri sa janë rregulluar dokumentacionet.