Fjalë Kyçe

Paniku i koronavirusit: Supermarketi britanik spërkat me dezinfektues klientët

Paniku i koronavirusit: Supermarketi britanik spërkat me dezinfektues klientët

Në një tjetër zhvillim ekstrem të situatës së koronavirusit, një supermarket në Londër është filmuar sot duke lëshuar ‘spraj’ dizinfektues ndaj klientëve që prisnin të hynin për të blerë.

Blerësit që rrinin në radhë në dyqanin e çmimeve të ulëta ‘Costco’ në Croydon, papritur u dizinfektuan me një lëng nga një anëtar i stafit. Një nga klientët tha se blerësve iu ishte hedhur pa kujdes lëng pastrues në duar, e më pas u ishte dhënë një pecetë për t’u fshirë .

Costco më vonë mohoi disa raportime të mediave vendase se kishte spërkatur klientët pa dëshirën e tyre apo se u kishte thënë të mor preknin dorezat e karrocave dhe dyqanit me duar të zhveshura.

Një nga dëshmitarët e zhvillimit tha: “Nuk kishte njerëz që kundërshtonin masat dhe të gjithë ishin rreshtuar në mënyrë të bindur. Lëngu që na hodhën ishte i hollë dhe vinte era dizinfektues”.