Koronavirusi ka alarmuar qytetarët kudo në botë.
Për shkak të shifrave shqetësuese të rritjes së numrit të infektuarve në shtete të ndryshme, janë rritur edhe masat mbrojtëse.
Në aeroporte e kufij janë shpërndarë ekipe të mjekëve ku po kryejnë testet rreth këtij virusi.
Edhe në Kosovë e Shqipëri qytetarët kanë filluar të marrin masat mbrojtëse kundër koronavirusit, shumë prej tyre kanë blerë maskat.
Por, me t’u alarmuar qytetarët, ka filluar edhe të ngriten çmimet e maskave, këtë gjë e dëshmoi aktorja e njohur, Olta Gixhari përmes një postimi në Instagram.
Në atë postim, ajo tregon se një maskë kushton hiç më pak se 600 lek (4.90 euro).