Fjalë Kyçe

Paniku nga tërmeti: Dalin jashtë banorët e një ndërtesë në Pejë

Paniku nga tërmeti: Dalin jashtë banorët e një ndërtesë në Pejë

Dridhjet e tokës sonte kanë shqetësuar sonte banorët e disa qyteteve në Kosovë.

Nga paniku i krijuar, si pasojë e dridhjeve të tokës, banorët e një ndërtese të lartë në Pejë, kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë objektit, raporton Telegrafi.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë, është ndier pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës.