Fjalë Kyçe

Panucci në Romë? Kjo është përgjigja e Dukës

Panucci në Romë? Kjo është përgjigja e Dukës

Christian Panucci do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare.

Mediet italiane janë duke raportuar se Panucci është duke u monitoruar nga Roma si pasardhës i mundshëm i Di Francescos, që është afër shkarkimit për shkak të rezultateve të dobëta.

Por, numri një i FSHF-së, Armando Duka, në një intervistë për Super Sport, ia ka mbyllur derën klubit italian.“E kam lexuar lajmin, por nuk e di nëse ka vërtetësi, pasi nuk kam folur me Panuccin”, u shpreh ai.

“Nëse Roma ka interesim, do të thotë që kemi një trajner të mirë, që zgjon interesin edhe të klubeve të tilla, por duke njohur nga afër Panuccin, mund t’ju them se është mjaftueshëm serioz që të mos nisë bisedimet me klubin, pa u konsultuar më parë me ne, duke qenë se është nën kontratë”, shtoi ai