Papa godet sërish, këtë radhë duke iu sulur njerëzve që mbajnë qen e mace, duke vlerësuar se këto kafshë shtëpiake, shpesh “zëvendësojnë” fëmijët te dukuria e çifteve moderne.
Duke folur sot gjatë një audience në Vatikan, Papa nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me çiftet dhe ata njerëz që në vend që të kenë fëmijë, zgjedhin të adoptojnë kafshë si qen dhe mace.
Madje, ai i cilësoi këta njerëz si egoistë dhe indiferentë ndaj dukurisë.
“Ndonjëherë kafshët shtëpiake zënë vendin e fëmijëve”, tha ai në mënyrë karakteristike.
“Sot… ne shohim një formë egoizmi. Shohim që disa nuk duan të kenë fëmijë.
Ndonjëherë bëjnë një dhe ndalojnë aty, por kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve.
“Mund të bëj disa njerëz të qeshin, por është një realitet.”
Qytetërimi po plaket pa njerëzillëk, sepse ne po humbasim pasurinë e atësisë dhe mëmësisë dhe bota po vuan”, shtoi ai.
Më herët Papa është fotografuar duke përkëdhelur kafshë të ndryshme, nga qentë e deri tek panterat dhe tigrat, ndërsa ka lënë një qengj të ulet mbi supet e tij gjatë Epifanisë në vitin 2014.
Por ndërsa paraardhësi i tij, Benedikti XVI, ishte një dashnor i maceve, Papa aktual Françesku nuk duket se ka një kafshë shtëpiake në Vatikan.
Në vitin 2014, Papa Françesku i tha gazetës Il Messaggero se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve ishte “një fenomen tjetër i degradimit kulturor” dhe se marrëdhëniet emocionale me kafshët shtëpiake ishin “më të lehta” sesa marrëdhëniet “komplekse” midis prindërve dhe fëmijëve.
“Të kesh një fëmijë është gjithmonë një rrezik, por rreziku është më i madh të mos kesh fëmijë, të mohosh atësinë”, tha sot ai./noa