Papa Françesku thotë se ai kishte mbetur i mbyllur brenda për 25 minuta në një ashensor të Vatikanit dhe duhej të shpëtohej nga zjarrfikësit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Françesku u kërkoi falje besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit të Dielën për paraqitjen me vonesë për fjalimin e tij të përjavshëm tradicional.
“Unë kam për të kërkuar faljen tuaj”, citohet të ketë thënë ai duke qeshur.
Me sa duket duke iu referuar energjisë elektrike, Francis tha se një “rënie e tensionit” bëri që ashensori të bllokohej.
Ai tha se zjarrfikësit e Selisë së Shenjtë e shpëtuan atë dhe u kërkoi njerëzve në shesh t’i duartrokisnin.