Fjalë Kyçe

Para nisjes për në Hagë, Hashim Thaçi i shkroi letër Vjosa Osmanit

Para nisjes për në Hagë, Hashim Thaçi i shkroi letër Vjosa Osmanit

Mediat kanë siguruar dokumentin e dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Kjo letër i është dërguar, me 5 nëntor, tri krerëve të institucioneve; kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadiu, kryeministrit, Avdullah Hoti si dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Ara Rama-Hajrizi.

Ndër të tjera, Thaçi ka shpjeguar se akti i dorëheqjes bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të institucionit të presidentit.

“Jam krenar për gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jam i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së.