Para nisjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Burkina Fasos në Prishtinë është mbajtur një minutë heshtje.
Kjo, për nderim të Madeleine Albright, e cila vdiq dje.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta fundit.
Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe./express