Fjalë Kyçe

Para Qeverisë, vendosen 31 helmeta për punëtorët që vdiqën në vendet e punës

Para Qeverisë, vendosen 31 helmeta për punëtorët që vdiqën në vendet e punës

Lëvizja Studentore për Barazi Studim-Kritikë-Veprim ka vendosur 31 helmeta para objektit të Qeverisë për 31 punëtorët që vdiqën në vende e punës në periudhën 2018-2019, në Ditën Ndërkombëtarëve të Punëtorëve.

Sipas SKV-së, nga institucionet këto vdekje po trajtohen vetëm si aksidente të zakonshme.

Kjo lëvizje studentore ka kritikuar komunën e Prishtinës duke thënë se ua ka ndalur aktivitetin me arrogancë.

“Kur aktivistët, punëtorët përmes një aksioni simbolik duan të shpërfaqin këtë gjendje alarmante, Komuna e Prishtinës me arrogancë e ndalon një aktivitet të tillë. Komuna e Prishtinës si dhe shefat e shefave duhet ta kuptojnë që të drejtat e punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve të Republikës janë shumë më të fuqishme se interesat meskine të pushtetarëve dhe grykësve oligark”, thuhet në njoftim.

Në fund theksohet se jeta e punëtorëve është e shtrenjtë.

“Papërgjegjësitë institucionale do të përballen me vullnetin popullor, kundër shtypjes, kundër pabarazisë”, thuhet në fund të njoftimit.