Fjalë Kyçe

Para se të niseni drejtë Merdares, lexojeni këtë njoftim

Para se të niseni drejtë Merdares, lexojeni këtë njoftim

Mërgimtarët por edhe udhëtarët tjerë, po përballen me pritje në pikëkalimet Merdare e Mutivodë.

Në matjet që janë bërë, në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës, pritjet për të dal nga Kosova shkojnë deri në një orë.

Kolona të gjata veturash e nganjëherë pritje gjatë ditës së djeshme
në këto pika, janë regjistruar mbi katër orë.

Nga matjet që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar e MPB-së, pritjet gjatë hyrje-daljeve në Merdare kanë qenë të gjata deri 260 minuta, që i bie më shumë se katër orë, kurse në Mutivodë deri në 180 minuta, apo tri orë, përcjell albinfo.ch.

E nga këto pritje, janë krijuar edhe kolona të gjata me mijëra metra.