Fjalë Kyçe

Para takimit me liderët partiakë, presidentja Osmani takon të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në njoftimin për media bëhet se ditur se u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.

“Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, presidentja Osmani për sot në ora 13:00 ka paralajmëruar takimin me krerët e partive politike për të diskutuar lidhur me ngërçin politik.

Vendi që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare është pa konstituim të institucioneve.

Procesi ka mbetur në pikën e zgjedhjeve së kryetarit të Kuvendit.

LVV ka propozuar kandidaten Albulena Haxhiu, gjersa PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk kanë votë për Haxhiun.

Sipas tyre, Haxhiu nuk është fytyrë unifikuese.