Fjalë Kyçe

Paraburgim ndaj dy personave për tregti ilegale të armëve

Paraburgim ndaj dy personave për tregti ilegale të armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve A.K dhe D.H.
Siç njofton gjykata, masa e paraburgimit u caktua për A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Si dhe kundër të pandehurit D.H për veprën penale Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe D.H dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin. Paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe A.K dhe D.H 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.