Me moton “Për kon t’rreh zemra” nga data 7 deri më 10 tetor organizohet Java e Krenarisë në Kosovë. Ky organizim kulmon me “Paradën e Krenarisë” e cila organizohet nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivist.
Sivjet, parada fillon nga ora 11:30 në Kuvendin e Kosovës, kështu ka bërë të ditur për emisionin #gjesi në T7 një prej organizatorëve, Lendi Mustafa. Si rëndom, marshimi më pas do të vazhdoj në SHESHET kryesore të Prishtinës.
Përveç paradës, “Java e Krenarisë” do të karakterizohet edhe me disa aktivitete të ndryshme përgjatë datave 7, 8 dhe 9 tetor.
Pos përkrahësve të komunitetit LGBTI, Lendi me këtë rast ftoi institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët që ti bashkohen Paradës së Krenarisë.
Ai përmendi fytyrat publike marrë parasysh ndikimin e madh që kanë te të rinjtë e Kosovës.
Organizatorë të “Javës së Krenarisë” janë: Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD) dhe Nisma e të Ringjeve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).