IHMK paralajmëron rrezik për vërshime të shpejta në Prishtinë, këto janë detajet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rrezikun për mundësinë e vërshimeve të shpejta.
Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind.
Zonat e prekura të ndjeshme nga rrëshqitjet janë: Shumë e lartë 6 km katrorë, e lartë: 72 km katrorë dhe e moderuar 312 km katrorë.
Gjatë natës me kalimin e një fronti të ftohtë, mbi vend priten të reshura shiu, që vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive. Me rënie të temperaturës aty këtu reshjet e shiut do të përzihen edhe me reshje bore, derisa në vise malore të reshurat do të jenë vetëm borë.