Fjalë Kyçe

Paralajmërohen kundërshtarët e radhës të ‘Dardanëve’

Paralajmërohen kundërshtarët e radhës të ‘Dardanëve’

Kosova nuk di për humbje që nga angazhimi i zviceranit Bernard Challandes në postin e trajnerit.

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar tetë fitore dhe pesë barazime.

Në këtë statistikë, prapa skuadrës sonë qëndrojnë kombëtare të mëdha të futbollit.

Më afër ndodhet Portugalia që ka arritur të mos humbë radhazi në nëntë ndeshje.

Pastaj ndodhet Danimarka me seri prej tetë takimesh pa humbje, teksa nga katër ndeshje pa humbje radhazi i kanë regjistruar Gjermania dhe Franca, shkruan Zëri.

Statistika fenomenale e Përfaqësueses së Kosovës ka mahnitur edhe bastoren e famshme sportive “bet365”.

Përmes rrjetit social Twitter, “bet365” ka shkruar për ecurinë e “Dardanëve” në ndeshjet e fundit.

“Tetë fitore nga 13 ndeshje. Shtatë ndeshja pa pranuar gol në 12 ndeshje. 25 gola të shënuara nga fillimi i vitit 2018. Kosova është duke u bërë shpejt një skuadër që mund ta mposhtë çdokënd”, shkruan bastorja në fjalë.

Ndryshe, Kosova të premten barazoi me Malin e Zi me shifrat 1:1 në Podgoricë në takimin e dytë eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.