Fjalë Kyçe

Paralajmërohet takimi i nivelit të lartë Ukrainë-Rusi, do të mbahet në Antalya të Turqisë

Paralajmërohet takimi i nivelit të lartë Ukrainë-Rusi, do të mbahet në Antalya të Turqisë

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen pranë qytetit bregdetar Antalia në Mesdhe këtë javë, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu tha të hënën se do të merrte pjesë në takimin midis Sergei Lavrov të Rusisë dhe Dmytro Kuleba të Ukrainës, i cili do të zhvillohet në një “format trepalësh”, raporton The Guardian.

Takimi do të zhvillohet në margjinat e një forumi ndërkombëtar të diplomacisë, raportoi agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Turqia, e cila ka lidhje të ngushta si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, ka kërkuar të vendoset si ndërmjetëse midis palëve.

Rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi është caktuar për sot në orën 16:00, me kohën e Kyivit, ndërsa nga presidenca ukrainase thanë se përbërja e delegacionit të tyre s’do të ndryshojë.