Fjalë Kyçe

Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Podujevë

Paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Podujevë

Një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës, fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.

AUV ka sugjeruar se cfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

  • Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
  • Mbani shpezët në kushte të mira,
  • Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
  • Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
  • Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
  • Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

  • Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
  • Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
  • Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin:

0800 111 22 Pa pagese 24h.