Fjalë Kyçe

Paraqitje dinjëtoze e gjyqtarëve të Kosovës në ndeshjen e Ligës së Evropës

Paraqitje dinjëtoze e gjyqtarëve të Kosovës në ndeshjen e Ligës së Evropës

Sukseset e futbollit të Kosovës në kohët e fundit janë shumë dimensionale, shkruan Gazeta Alo.

Si segment tepër i rëndësishëm dhe që ka shënuar ngritje të madhe pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA është edhe ndarja e drejtësisë.

Në fakt, katërshja e gjyqtarëve nga Kosova me stemën e FIFA-s, në përbërje Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Alban Shala kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të paraeliminatoreve për Europa League, ndërmjet NSI Runavik nga Ishujt Faroe dhe Ballymena United nga Irlanda e Veriut, e cila është zhvilluar mbrëmë në Ishujt Faroe.

Kjo përballje ka përfunduar me rezultatin e barabart 0:0.

Ndërsa katërshja e gjyqtarëve tanë kishin një paraqitje shumë të mirë në Europa League ku edhe morëm vlersime shumë të mira nga kontrollori ndeshjës dhe kryesorja respekt nga dy ekipet për punën e bërë. /Gazeta Alo