Fjalë Kyçe

Paraqitje e mirë e atletëve kosovar në kampionatin Ballkanik

Paraqitje e mirë e atletëve kosovar në kampionatin Ballkanik

Në ditën e dytë të kampionatit Ballkanik për U20 atletët Kosovar kanë bërë një paraqitje të mirë, shkruan Gazeta Alo.

Sot në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik U20 atletët tanë janë paraqitur në këto disiplina dhe treguan rezultatet të mira, shumica e tyre kanë përmirësuar rezultatet e tyre personale kjo len me kuptuar që sportistëve ju duhen gara sa më shumë të nivelit të lartë për të ardhur te rezultati i dëshiruar.

Muhamed Ramadani në disiplinën e hedhjes së Diskut doli i shtati me rezultat 46.83 rekord i ri i Kosovës në hedhjen e diskut më U20

Gent Kaja në disiplinën 800m doli i teti me rezultat 1:56.25

Alaudin Suma në disiplinën e hedhjes së Diskut doli i teti me rezultat 38.03

Diellza Selaci në disiplinat 200m e njëmbëdhjeta me rezultat 26.70

Leart Osmanaj në disiplinën 200m doli i trembëdhjeti me rezultat 22.64.