Fjalë Kyçe

Parashikim, analizë, statistika, formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Liverpool, është derbi në Ligën e Kampionëve

Parashikim, analizë, statistika, formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Liverpool, është derbi në Ligën e Kampionëve

Përballja më interesante e ditës së sotme (e martë) në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanada Metropolitano”, e që dy skuadrat do t’i kërkojnë tre pikë, por edhe një barazim do të ishte i mirëpritur.

Për këtë sfidë, Los Cholchoneros nuk mund të llogarisinë në Matheus Cunha dhe Jose Gimenez që janë të lënduar, Stefan Savi është i përjashtuar me karton të kuq, derisa Marcos Llorente është në dyshime.

Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa Thiago Alcantaran e Harvey Eliott që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Alisson Becker, Fabinho që ishin të ftuar te Brazili janë në dyshime, por që me gjasë do të luajnë.

Analizë

Atletico Madridi

Me Savicin e përjashtuar dhe Gimenez i lënduar, Geofrrye Kondogbia mund të startojë në qendër të mbrojtjes.

Cunha vazhdon të jetë jashtë fushës, por Llorente mund të startojë në këtë përballje mjaft të rëndësishme.

Sidoqoftë, Thomas Lemar dhe Rodrigo de Paul pritet të jenë në mesfushë së bashku me Koken.