Fjalë Kyçe

Parashikimi i Miftarajt rreth PZAP-së: Sa dashnia e sa e shamja ka me u shpërnda

Parashikimi i Miftarajt rreth PZAP-së: Sa dashnia e sa e shamja ka me u shpërnda

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pas vendimi të djeshëm të KQZ-së për moscertifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se shumë pak njerëz e dinë se kush është kryetar dhe anëtarë të PZAP-it.

Lëvizja Vetëvendosje pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se do t’i vazhdojnë procedurat ligjore në PZAP.

“Parashikim: Sot dhe neser pak njerez e dine se kush eshte Kryetar dhe anetare te PZAP!

Neser, po veçanarisht te henen dhe te marten, krejte ama krejte, i madh e i vogel kane me i njofte.

Sa dashnia, shamja, ofendimi ka mu shpernda, skemi me u çuditë fare, se edhe me kete u mesuam fatkeqesisht. Ishalla jarabi jam gabim”, ka shkruar Miftaraj.

Dje, KQZ-ja nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje . Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar kandidatët për të cilët KGJK ka konfirmuar se kanë probleme me ligjin, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.