Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë gjatë gjithë javës së ardhshme në Kosovë.
Të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
Edhe të martën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët, e që vranësirat gjatë ditës do të krijojnë mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Në disa vende parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.
Ndryshe nga e marta, të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.
Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të enjten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Të premten pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.