Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica si dhe me mundësi për mjegull në disa rajone.

Temperaturat më të ulëta pritet të luhaten afër -4 ose -5 gradë Celsius. Gjatë ditës mot stabil dhe me shumë rreze diellore si dhe me ngritje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile.

Nga e mërkura na pret mot i vërtëtë pranveror me ngritje të temperaturave ditore dhe me diell, ndërsa nga e premta pritet të ketë shtim gradual të vranësirave. Të shtunën reshje kalimtare shiu e bore dhe ulje e temperaturave.