Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër e pasnesër

Parashikimi i motit për nesër e pasnesër

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato
mbesin konstante me ditët paraprake.

Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit!