Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Fundjava do të jetë me mot shumë të ngrohtë, diell dhe vransira. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 28C. Ndërkohë, java e ardhshme fillon me reshje shiu dhe rënie të temperaturave, njofton Prishtina Weather.

2.10.2020 – Masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore kanë filluar të depërtojnë mbi vendin tonë, që ditëve të fundjavës sjellin mot shumë të ngrohtë, me temperatura verore edhe deri në 28C, nga Dukagjini. Do të mbajë mot me diell dhe vransira, e ditën e diel në perëndim të vendit paraqiten mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërkohë nga Europa perëndimore fusha e presionit të ulët gradualisht do të depërtojnë mbi Itali, e në fillim të javës së ardhshme një sistem frontal kalon mbi rajonin tonë që parashihet të sjell rrebeshe shiu, vende-vende me bubullima. Nga dita e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie.

Depërtimi i masave të ajrit nga Afrika veriore, në ditët në vijim pritet të sjell edhe koncentrime të pluhurit saharian mbi vend, që mund të rris lehtë nivelin e ndotjes së ajrit.

3.10 – Më ngrohtë, paradite vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

4.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

5.10 – Mbetet ngrohtë, por kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.

6.10 – Herët në mëngjes me shi dhe mundësi për bubullima. Ditën vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

7.10 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje ndjeshëm mbi vlera mesatare, nga dita e martë pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, ndërsa maksimalet në fundjavë arrijnë deri në 28C, e nga dita e martë zbresin në 19C deri 20C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në fillim të javës së ardhshme.