Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve në vend do të ketë mot të paqëndrueshëm.
Sipas IHMK-së, në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.
“Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur. Reshjet e shiut të përcjellura me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, thuhet në njoftim.