Flasin nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: Paratë e Pakos Emergjente do të vonohen deri në këtë muaj
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka thënë se paratë në kuadër të Pakos Emergjente mund të vonohen së paku deri në muajin maj.
Ai ka thënë se sipas informatave që i kanë, këto para nuk do të shpërndahen deri në gjysmë të muajit maj, teksa thekson se vendimet e Qeverisë për masat kufizuese kanë ndikuar në rënien e konsumit.
“Vendimet e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së njerëzve kanë ndikuar në rënien e konsumit. Do të ketë vonesë në disbursimin e mjeteve të premtuara nga Ministria e Financave dhe Transfereve. Njerëzit kanë filluar të aplikojnë, por në bazë të informatave që i kemi nuk pritet disbursimi I mjeteve para muajit maj, pra nga gjysma ose në muajin maj, që do të thotë se ata që nuk kanë marrë pagë në muajin mars nuk do ta marrin edhe për një muaj nga dita e sotme dhe kjo do ta vështirësojë aspektin social. Pra, statistikat janë të zymta”, ka thënë ai.
Tutje, Zeka ka shtuar se shumica prej bizneseve që i kanë anketuar kanë raportuar për rënie të shitjeve, ku sipas tij kjo përbën shifër dekurajuese.
“91 për qind e pjesëmarrëvsve të anketës kanë raportuar rënie të shitjeve, prej kësaj 45 për qind e tyre kanë raportuar rënie të shitjeve nga 75 deri në 100 për qind, e që është shumë shifër dekurajuese dhe e frikshme për një ekonomi të brishtë”, ka theksuar ai.
Në fund, Zeka ka paralajmëruar se 61 përqind të bizneseve në Kosovë rrezikojnë të falimentojnë, pasi që janë detyruar të nalin veprimtarinë.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka prezantuar masat e reja kufizuese, në përballje me koronavirusin, ku secilit person i lejohet të dalë jashtë 90 minuta në ditë sipas numri personal të letërnjoftimit.
Përpos kësaj, ka pasur masa edhe për bizneset e që thuajse shumicës iu është ndaluar puna dhe kryerja e veprimtarisë. Listën e plotë të veprimtarive që kanë të drejtë të punojnë ose jo e gjeni duke klikuar KËTU