Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar solidaritet për Kievin sonte duke veshur monumentet e tyre historike nën ngjyrat e flamurit të Ukrainës blu dhe verdhë.
Kryebashkiaku i Berlinit , Franziska Giffey, ka thënë se ata janë duke e përkrahur Ukrainën me këtë gjest.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, për shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe për shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë,” tha Giffey.