Trotuaret janë shndërruar në vend-parkingje, këmbësorët mbesim pa hapësirë të nevojshme.
Numri i madh i automjeteve ka bërë që kjo tollovi të bëhet edhe më e madhe, e qyteti shpesh herë të shndërrohet në një problem të vërtetë për qarkullim, përcjell lajmi.net. Ngjashëm situatë ishte edhe sot, saktësisht tek “Rruga C”.
Automjetet mundoheshin të lëviznin, por që ndalimi i veturave të tjera kudo e vështirësonte këtë gjë.